Zhvillimi i mësimit të alternuar, me prani fizike në shkolla dhe online, i ka çorientuar nxënësit.
Në Durrës, fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” kundërshtojnë orët në distancë, pasi nuk arrijnë të kuptojnë asgjë.
Nxenes 1
Mësimi online është i vështirë dhe jo i përshtatshëm.
Nxenes 2
Mësimi për mua është më mirë në shkollë.
Por ka dhe nxënës që pranojnë se kanë frikë nga situata e pandemisë e për pasojë preferojnë të ndjekin shkollën nga shtëpia, kur mësuesit rezultojnë të infektuar.
Unë jam tek klasa e 7A për mua është më mirë mësimi online se kemi frikë. Tek klasa ime kanë munguar shumë mësues dhe na thonë që janë prekur nga Covid-i.
Edhe në shkollat e Vlorës nxënësit shprehen kundër mësimit online pasi jo të gjithë kanë internet në shtëpi.
Klasa e tete. Jam turn i tretë. Dy ditë mësim online tre ditë shkollë. Ndërsa javën tjetër 3 ditë online 2 ditë shkollë. Por për mua më mirë në shkollë.
Bëjmë vetëm tre orë mësim. Fizikisht e kuptoj më mirë mësimin. Disa nga klasa nuk kanë kompjuter në shtëpi.
Në Korçë e Fushë Krujë nxënësit ndajnë të njëjtin qëndrim, ndërsa janë pro zhvillimit të mësimit në klasa.