Punëtorët braktisin rrobaqepësinë për të punuar në fushat me kanabis

566
Sigal

Gazeta Telegraf/

Gazetari Flamur Vezaj ka zbuluar skemën se si mashtrohet
me numrin e të punësuarve në industrinë fasone në Krujë. Sipas tij, ka mungesë
të forcës punëtore pasi të gjithë janë larguar dhe kjo vërtetohet nga listat e
pagesës. Konkretisht, pagat që kalojnë në bankë janë më pak se numri i
punëtorëve të kësaj industrie. Ajo që qeveria mundohet të fshehë duke mos hequr
emrat e punëtorëve as nga listpagesat është fakti se gratë dhe vajzat kanë
shkuar të punojnë në plantacionet me kanabis për faktin e thjeshtë: pagesa
ditore është disa herë më e lartë. Sigurisht që qeverisë nuk i intereson të
bëhet publike fakti që punëtorët largohen nga industria fasone dhe shkojnë të
punojnë si mëditës në fushat me kanabis, dhe për këtë arsye në listpagesa
figuron edhe emri i të larguarve nga puna.

 

Denoncimi i
gazetarit Flamur Vezaj

 

Lajme nga “Fronti i së Keqes” në vazhdim të denoncimit
të punëtorëve të Rrobaqepsisë që janë dhënë me qira, vijnë fakte të tjera?
“Industria fasone në Krujë po kalon në krizë nga mungesa e fuqisë
punëtore! Mbi 20% e fuqisë punëtore e çdo ndërmarrjeje është larguar, të gjitha
gra dhe vajza, është lehtësisht e verifikueshme! Nëse dikur listat e të
siguruarve ishin më pak se numri i të punësuarve realisht, tani është e
kundërta, lista e të punësuarve realisht është më pak se numri i punëtorëve në
listëpagesa (nuk ia mban as ti heqin nga listëpagesat)!

Lehtësisht të verifikueshme: P.SH.: Merret X subjekt me X
punëtore, do të shikohet që ka mosrakordim të shumës për sigurimet shoqërore! Me
pagat faktike, fjala vjen, nëse për sigurimet shoqërore derdhen 10 lekë, për 10
punëtorë dhe normalisht edhe rroga në bankë duhej derdhur për 10 punëtorë,
ndërkohë që nuk është kështu, rroga në bankë është për 5 persona”!

#pune_ka_po_nuk_ka_profesioniste#a