Akuzohet se hodhi foshnjën në lumin Kir/ Gjykata dënon me 22 vite burg 33-vjeçaren

31
Sigal

Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 22 vite burg shtetasen me iniciale O.G., e cila akuzohet se mbyti foshnjën e saj 6-diteshe në 5 janar 2023 duke e hedhur në lumin Kir.

Seanca gjyqësore u mbajt të hënën në 12 shkurt, kur trupa gjykuese e shpalli atë fajtore për veprën penale vrasjen e së miturit. Para se gjykata të shpallet vendimi, ajo shfaqi pendesë për krimin e kishte bërë dhe kërkoi mëshirë për dënimin ndaj saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi një vit më parë, ku 33- vjeçarja solli në jetë djalin e saj në 30 dhjetor 2022. Ajo ishte e pamartuar dhe kishte kërkuar në spital që ta jepte fëmijën për birësim, por më pas ndërroi mendje. E reja doli nga spitali në 4 janar, dhe një ditë më pas, në kushte të rënduara psikologjike, ndërmori aktin e rëndë duke hedhur foshnjën e saj në ujerat e lumit Kir në Postribë. Më pas shtetasja O.G., rrëfeu krimin e saj murgeshave të fshatit, dhe foshnja u gjet e pajetë në 5 janar.

Vetë O. G., ishte braktisur nga prindërit që në moshën 1-vjeçare dhe ishte rritur pa familje, por nga të afërmit e saj. Pritet zbardhja e vendimit të gjykatës për të mësuar nëse gruaja ka pasur probleme me shëndetin mendor në momentin që ka marrë përsipër vrasjen e foshnjës së saj.

Po ashtu nuk është bërë me dije asnjë seancë gjyqësore në lidhje me shqyrtimin e akuzave ndaj sa dhe aq më pak të jenë dhënë konkluzionet e mbrojtjes, nëse sigurisht është mbrojtur qoftë edhe me avokat kryesisht. Në momentin e arrestimit policia pretendoi se gruaja kishte probleme të shëndetit mendor por duket se gjykata e Shkodrës e ka dënuar për vrasjen e të miturës, gruan, që doli nga spitali dhe rrëmbeu foshnjën duke e hedhur në lumin Kir.