Dëshmia e të arrestuarit për vrasjen e Jak Prengës: “Nuk kam lidhje me ngjarjen, punoja në resort”

510
Sigal

Olsi Turja njëri prej të arrestuarve nga policia në lidhje me pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës, i cili u në 17 janar u mor peng dhe humbi jetën si pasojë e e pazareve me drogën.

Ai thotë në dëshminë e tij se nuk ka  gisht me pengmarrjen e ndodhur në Kamëz dhe as nuk është në dijeni për vdekjen e Prengës.

Para hetuesve, ai është shprehur se punon në resortin e familjes Hajri në Shijak dhe se është thirrur pikërisht nga ata për të rregulluar një derë të prishur.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, punoja në resort. Resortin e kishim mbyllur pas tërmetit, dhe prisnim ekspertët për ta vlerësuar. Më thanë hajde se na është prishur dera. Më pas erdhi policia dhe më mori,”-ka dëshmuar 36 vjeçari i arrestuar nga policia.

Kujtojmë se zanafilla e pengmarrjes së Jak (Jani) Prengës nis në Britani, ku i vëllai Astriti nuk ka kryer deri në fund porosinë e familjes Hajri për transportimin e një sasie të madhe kokainë në vendin e duhur. Sipas të dhënave të deritanishme Astrit Prenga ka kërkuar më shumë para për ‘shërbimet’ e tij, por grupi kriminal si përgjigje i ka dhënë rrëmbimin dhe më pas vrasjen e të vëllait.