Nora Malaj: Kur mutacioni Parlament vihet me “shpatulla pas muri”

578
Sigal

Edhe sot në seancën e mbajtur parlamentare, ligji për paketën “anti-shpifje” sërish nuk u miratua në Kuvend.

Parlamenti në Tiranë shtyu për dy muaj shqyrtimin e një dekreti të Presidentit Meta për të ridiskutuar ndryshimet në projekt-ligjin mbi mediat audio-vizive pasi të shprehet për të Komisioni i Venecias.

Në lidhjen me paketën anti-shpifje ka reaguar edhe ish-deputetja, Nora Malaj, ku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan:

“Partia në pushtet nuk e shihte të udhës tërheqjen , derisa BE dha ultimatumin , duke i vënë “me shpatulla pas muri”, të gjithë ata deputetë të pozitës, që përtej retorikës boshe , nuk prodhojnë asgjë tjetër”

Kur mutacioni Parlament vihet me “shpatulla pas muri” !

Sot mutacioni Parlamentar u tërhoq nga diskutimi i pseudo paketës anti- shpifje , ndërkohë që me kohë opozita dhe Presidenti i Republikës i kishte kërkuar Parlamentit te terhiqej nga ky pseudo ligj.
Partia në pushtet nuk e shihte të udhës tërheqjen , derisa BE dha ultimatumin , duke i vënë “me shpatulla pas muri”, të gjithë ata deputetë të pozitës, që përtej retorikës boshe , nuk prodhojnë asgjë tjetër.
Sot ishte një ogur i mirë tërheqja e deputetëve të pozitës , në këtë mutacion parlametar, për të mos kaluar ligjin që kërcënon gazetarët me burg dhe median online me mbyllje dhe gjoba.
Sot mutacioni parlamentar kishte gjuhën dhe gjestet më seksiste dhe bulliste që si asnjeherë, sot u shfaqën dukshme , sidomos në ligjërimin e kryeministrit më bullist të njohur ndonjëherë më parë , në historinë e Shqipërisë.
Tashmë, ashtu si bota është në alarm dhe po merr masa drastike për rastin e koronavirusit, që nga përdorimi i maskave , izolimiit të te prekurve , dizifektimi, ashtu dhe mediat duhet të marrin masat që kur japin seancat të mutacionit parlamentar, qytetarët të kenë kujdes nga prania e fëmijëve, pasi bashkëbisedimi dhe gjestikulacioni që përdor burri i shteti, është një e keqe e madhe e një mjerani , që nuk ka më forcë argumenti. Dhe të mendosh që ky mutacion parlamentar, është i pajisur edhe me Kodin e Etikës???!!
Nuk kam më fjalë të rrëfej se ku e kemi katandisur dhe leqendisur fjalën, mendimin dhe kuvendin??!! Në fakt vetëm kuvend nuk ka më, po një grup individësh që po luajnë me identitetet e tyre..
Ky produkti më i shëmtuar parlamentar, që ka degjeneruar në një mutacion parlamentar! Dhe të mendosh që Shqipëria ka 100 vjet Parlamentarizëm!!!