Rezart Veleshnja: Pse ftoni Drilon Hoxhën në emision? Edhe Boli, komshiu im bën filma, po kjo nuk e do të thotë se është aktor

641
Sigal

Aktori Rezart Veleshnja ka reaguar ashpër ndaj festës që i kanë bërë në Top Channel për të qenë në një panel me aktorin Drilon Hoxha. Veleshnja tha se nuk e kuptonte se duhet të fliste me dikë që nuk ka asnjë formim artistik për filmat.

Me ironi ai tha se filma bën dhe një komshi i tij, por kjo nuk do të thotë që është artist. Ai deklaroi se do të ngrihej nga emisioni “Shqipëria Live” nëse drejtuesit lejonin njerëz si Drilon Hoxha të flasin për artin.

“…Nga Profesore Zamira Kita tani na çuat te Drilon Hoxha. E keni ulur shumë panelin. Po Drilon Hoxha nuk ka as shkollën asgjë, të paktën ne e kemi mbaruar një Akademi dhe mund të flasim. Filma mund të bëjë dhe një komshiu im te lagja, por po e ulim nivelin e bisedës fare, sepse jemi përballe një profesori (Alfred Trebicka i ftuar në studio). Jo, panelin nuk mund ta ngatërrosh dhe mua më vjen keq për këtë dhe me detyron që të çohem në vend të profesor Fredit (Alfred Trebicka), sepse nuk mund të arrish të na fusësh në lidhje Skype, kemi Malvin Bolin, një shokun e lagjes së Rezit që ka bërë një film. Është një njeri pa asnjë lloj begraundi”,- tha Veleshnja.