Nick Jonas drejt martesës me Priyanka: Kur e ardhmja duket kaq e ndritshme

631
Sigal

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas raportohet se do të martohen brenda disa javëve të ardhshme, pas njoftimit të fejesës të tyre në verë.

Dhe duket se këngëtari mezi po pret të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij me aktoren e ‘Quantico’.

Në një postim në Instagram, 26-vjeçari publikoi një fotografi të tyren në një fushë ndërsa shihnin diçka, “të ardhmen e tyre së bashku”.

“Kur e ardhmja duket kaq e ndritshme,”-shkruan këngëtari.

Ndërsa përshkrimi duket se ka thënë gjithçka për çiftin.

Fotografia vjen pas raportimeve se Priyanka dhe Nick po planifikojnë të martohen muajin e ardhshëm, në një ceremoni të madhështore në Indi.

Fillimisht u pohua se çifti kishte vendosur të martohej në vitin 2019, por më pas ndryshuan mendje duke vendosur ta bëjnë ceremoninë sa më shpejt në Jodphur.