Tiranë/ Gjashtë në pranga për vepra të ndryshme penale

106
Sigal

Dy shtetas janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, ndërsa katër tjerë për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit.

Një prej tyre, duke qenë i alkoolizuar ka përplasur një automjet tjetër, por për fat ka pasur vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Q., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– G. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit;
– E. F., 45 vjeç dhe K. L., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
– F. B., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.