Zjarri ka përfshirë një banesë sociale për të moshuar në qytetin e Kavajës ditën e sotme si shkak i një defekti elektrik.
Dy të moshuarat ndodheshin në dhomën që u përfshi nga flakët dhe u dogjën orenditë të cilat shkaktuan përhapjen e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit një e moshuar e paralizuar ka ngelur e lënduar, jashtë rrezikut për jetën. E moshuara është nisur menjëherë për në QSUT për të marrë ndihmën e nevojshme shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.
Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.