Tiranë, mbetet në qeli edukatorja e kopshtit privat që dhunoi foshnjat

491
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë për edukatoren e kopshtit privat në Tiranë, Denida Rexhepi, për keqtrajtim të fëmijëve të mitur.

30-vjeçarja Rexhepi u denoncua nga prindërit e dy foshnjave 20 muajshe se kishte ushtruar dhunë ndaj tyre, e verifikuar kjo nga kamerat e sigurisë së kopshtit “4 Stinët” ku ajo ishte e punësuar.

Njëra prej nënave që kishte fëmijën në këtë kopsht dhe çerdhe private deklaroi se djali i saj 20 muajsh kishte ndryshuar sjellje dhe ngrihej nga gjumi i trembur. Ajo kishte kërkuar kamerat e sigurisë që vëzhgonin ambientet e brendshme dhe të jashtme të kopshtit dhe ishte tmerruar nga ajo që kishte parë. Sipas nënës 28 vjeçare që ka bërë denoncimin në polici: “Denida Rexhepi hipën mbi tavolinat ku ushqehen dhe luajnë fëmijët, dhe kap për flokësh një prej tyre”.

Kaq ka mjaftuar që nëna e alarmuar të vendosë kontakte me prindër të tjerë dhe të bënte denoncimin në polici edhe pse fëmija që kishte parë në video duke u dhunuar nuk ishte fëmija i saj.

Ajo tha se kishte parë kamerat e sigurisë të datave 30 dhe 31 maj dhe aty ishte e faktuar dhuna që edukatorja Denida Rexhepi ushtronte ndaj fëmijëve.

“Kur pashë pamjet,- tha nëna – mendova se një gjë e tillë kishte ndodhur edhe fëmijën tim, pasi bënte reagime që s’i kishte pasur më parë dhe trembej gjatë natës.” Ajo kërkoi që policia dhe prokuroria t’i shkonin deri në fund çështjes.
Sigal