Itali/ I dënuar për përdhunim, kapet shqiptari i ‘rrezikshëm’

415
Sigal

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare.

Siç raportojnë mediat fqinje, thuhet se policia e Emilja Romgnas ka prangosur 26-vjeçarin shqiptar, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.  Ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar, ndërsa ishte dënuar në mungesë me 6 vite burg për veprën penale të dhunës seksuale.

Nuk jepen detaje në lidhje me rastin, por si ngjarja raportohet se ka ndodhur në Shqipëri, teksa ka përdhunuar një vajzë të re.

Në momentin e arrestimit ai ishte i shoqëruar me një vajzë italiane, ndërsa tani po hartohen të gjithë procedurat e ekstradimit për në Shqipëri.