Morën peng dhe dhu’nuan rëndë një person në Sarandë, gjykata merr vendimin për katër autorët e dyshuar

86
Sigal

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarit e operacionit “Pengmarrja”, dy vëllezërit Pjetër dhe Astrit Ndoj dhe dy fëmijët e Astritit, Aleksandër e Anton Ndoj.

Ata akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë keqtrajtuar rëndë disa ditë më parë 39-vjeçarin Gentian Omeri. Tre prej të arrestuarve janë transferuar drejt burgut të Bënçës, ndërsa njeri në burgun e Kavajës. Ndërkohë në kërkim vazhdon të mbetet Alfred Ndoj.

Kujtojmë se disa ditë më parë, Gentian Omeri është mbajtur me forcë në automjet nga pesë personat në fjalë që dyshohet se e kanë goditur me sende të forta dhe më pas e kanë lanë në rrugë të plagosur rëndë.

Ai u gjet nga policët në rrugën e fshatit Xarrë dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës, ndërsa policia arrestoi katër autorët e dyshuar dhe shpalli në kërkim një tjetër. Dyshohet se konflikti ndodhi për shkaqe banale.