Muhamet Rrumbullaku firmos emërimet e reja, ndryshohen shefat e komisariateve në disa qarqe

206
Sigal

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime në komisariate të ndryshme të vendit.

Mësohet se në Komisariatin nr.2 është emëruar Loard Sallaku i cili më herët ka mbajtur detyrën e shefit të komisariatit Krujë.

Në Shkodër, shef komisariati është emëruar Idriz Daulle. Ky i fundit ka mbajtur detyrën e shefit të rendit në drejtorinë Tiranë.

Oltian Agolli është emëruar shef i policisë Sarandë, duke zëvendësuar Klodian Kondin që tashmë do të shkojë në policinë e Pogradecit.

Edhe Drejtoria e Vlorës ka pasur një ndryshim. Elton Alushi është emëruar zv.drejtor për hetimin e krimeve.