Silva Caka: Shqipëria është përsëri në vend të fundit në rajon,për shkak të qeverisjes së korruptuar të Ramës

169
Sigal

Deklarata e plotë e Sekretares Për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka

Shqipëria është përsëri në vend të fundit në rajon,për shkak të qeverisjes së korruptuar të Ramës.
Në 3 vitet e fundit, gjithë vendet e rajonit i kanë rritur pagat mesatare bruto deri në nivelin 800-900 euro, ndërsa Shqipëria, i ka në nivelin 520 euro.
Pra, në 3 vitet e fundit, në Shqipëri, paga mesatare bruto është rritur vetëm 84 euro.
Kjo ka bërë që të thellohet gjithnjë e më shumë diferenca me vendet e rajonit e duke bërë që shqiptarët të paguhen 40% më pak se serbët, boshnjakët, malazezët e maqedonasit.
Për shembull, në Serbi, qytetarëve iu është rritur paga me 248 euro në 3 vitet e fundit, ndërsa shqiptarët, për shkak të qeverisjes korruptive të Edi Ramës u rritet paga mesatare bruto 3 herë më pak se Serbia e për pasojë ata zgjedhin rrugën e largimit nga vendi.
Qeveria e inceneratorëve që nuk ekzistojnë, qeveria e betonit dhe pastrimit të parave, qeveria e rrugëve ku kilometri kushton 23 milionë euro, nuk ka asnjë plan për rimëkëmbjen e ekonomisë së shqiptarëve, por bëjnë plane vetëm për pasurimin e xhepave të tyre.
Shqipëria ka gjithashtu nivelin më të ulët të të ardhurave të disponueshme në rajon.
Shqipëria gjithashtu mban vendin e fundit edhe për konsumin e të ardhurat për frymë.
Këto fakte shkatërruese nuk kanë asnjë shpjegim tjetër përveç faktit që mbajmë vendin e parë në keqqeverisje, korrupsion, trafik narkotikësh, pastrim parash, rritje çmimesh dhe grabitje.
Kjo qeverisje nuk është më për shqiptarët të cilët po largohen çdo ditë; kjo qeverisje i shërben vetëm oligarkëve, interesave okulte dhe xhepave të kabinetit të Ministrave e drejtorëve të tyre.
Shqiptarët e dinë tashmë se 14 Maji do të jetë dita e mbylljes së një kapitulli të errët për vendin dhe qytetarët tanë; çrrënjosja e këtij pushteti kriminal do të vijë vetëm falë votës së tyre dhe angazhimit të përbashkët me opozitën për çlirimin nga kthetrat e mafies në pushtet.