Tirana-Partizani/ Jashtë stadiumit tifozët me pankarta për marshimin e 2 marsit: Për Shqipërinë, për Kushtetutën

973
Sigal

Teksa në stadiumin “Air Albania” po zhvillohej ndeshja midis Tiranës dhe Partizanit, jashtë stadiumit u shfaqën disa pankarta në mbështetje të marshimit për mbrojtjen e Kushtetutës, i cili pritet të zhvillohet më 2 mars në orën 17:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“2 mars, ora 17 për Shqipërinë, për Kushtetutën”- shkruhet në pankartën e shfaqur.

Protesta është thirrur nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta kundër asaj që ai e quan grusht shteti nga ana e mazhorancës për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese.

Meta ka denoncuar prej kohësh kreun e KED-s, Ardian Dvorani dhe së fundmi edhe ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të cilët i ka kallëzuar pranë SPAK-ut për shpërdorim detyre.