Dako në Kongres, Bardhi: Partia Socialiste me Edi Ramën në krye mbetet një parti e kriminalizuar

294
Sigal

I pranishëm në punimet e Kongresit të PS, ishte dhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

Prania e Dakos, në punimet e Kongresit të PS, ka sjellë edhe reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, numri dy i selisë blu teksa rreshton akuzat ndaj Dakos, shprehet se, me Edi Ramën në krye, PS mbetet një parti e kriminalizuar.

“Vangjush Dako në krye të vendit, non grata në SHBA, nën hetim për vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me bandën e trafikantëve nderkombëtare të drogës dhe qënieve njerëzore, vazhdon dhe merr vendime në PS e Edi Ramës. Pavarësisht fasadës dhe ngjyrave, Partia Socialiste me Edi Ramën mbetet një parti e kriminalizuar, që ka në drejtim dhunuesit e grave!”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Pak ditë më parë, pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të, Rama nga studio e “Opinion” mori në mbrojtje Vangjush Dakon duke u shprehur se “ai është dhe mbetet miku im”, ndërkohë duhet theksuar se Kongresi i PS përkon me 3-vjetorin e tërmetit të 26 Nëntorit ku mes të akuzuarve është edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit. ..