Firmoset urdhri: Të gjitha aktivitetet që do të ndalohen deri më 3 prill

1010
Sigal

Me anë të një urdhëri të Ministres së Shëndetësisë deri në datën 3 prill do të ndalohen disa aktivitete publike. Konkretisht, ambientet që ofrojnë shërbime në lokale nate, ambientet e dedikuara për argëtimin e fëmijëve, palestra, qendra sportive, qendra internet, qendra kulturore, sociale dhe argëtimi do të qëndrojnë të mbyllura. Ndërkohë, lidhur me instucione që ofrojnë shërbime, sipas urdhrit të Ministres, do të ndalohen aktivetet e eskursioneve mësimore brenda dhe jashtë vendit, pezullimi i procedurave të punësimit. Ndërkohë, bare e restorante do të mund të punojnë por duke respektuar distancën prej 2 metrash distancës.

Urdhri i Plotë:

1. Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të:

Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate

Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra interneti, qendra kulturore, sociale dhe argëtimi.

2. Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:

a. Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;

b. Eskursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;

c. Ndalimi i procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.

3. Gjatë ditës aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve, të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhë në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njëriut nga njëriu.

4. Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre Brenda prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.

5. Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.

6. Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.

7. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezikepidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësise, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

MSHMS rekomandon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur daljet në ambiente publike, nëse kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.