TI:  Erion Veliaj, Sfida jonë, të kemi 10 mijë kodues në Tiranë

187
Sigal

Digjitalizimi i shërbimeve, por edhe rritja e kërkesës në treg, ka bërë që shumë prej të rinjve shqiptarë të orientohen drejt teknologjisë së informacionit dhe kodimit. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 30 inxhinierëve të parë në degën e zhvillimit të softuerëve nga “Hoxton Academy”. Ai u shpreh se falë nismave për digjitalizimin e shërbimeve, në pak vite, Shqipëria renditet në vendin e 17 në botë për ofrimin e shërbimeve online.“Përpara pak vitesh, turpëroheshim kur lexonim raportet që na rendisnin në vendin e 127-të në botë për dije digjitale dhe për atë që quhet ofrimi i shërbimeve online. Raporti i para një jave na vendosi të 17-ët – kjo do të thotë se bëhet! Unë besoj se ky vit dhe viti që vjen është pika e kthesës”, theksoi ai.Veliaj u shpreh se sfida është që të kemi 10 mijë kodues në Tiranë. “Sot në Tiranë kemi 4700-4800 kodues, por nëse arrijmë në 10 mijë kodues në një apo dy vitet e ardhshme, do të thotë se 1% e popullsisë së Tiranës mund të shërbejë si ajo ‘majaja’ që fryn bukën, për të kryer kapërcimin e nevojshëm nga call-center në data-center”, deklaroi ai.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se bashkia po negocion me shumë akademi të njohura kodimi në botë, për të sjellë eksperiencën e tyre në Tiranë.