Thumanë/ Zjarri i fuqishëm përfshin ullishten, rrezikohen banesat

356
Sigal

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në afërsi të Kishës së Thumanës. Nga zjarri jan dëmtuar rreth 5 dynym ullinj si dhe zjarri i është afruar banesave.

Nga ndërhyrja në kohë e zjarrëfikëses flakët u lokalizuan dhe u evitua djegia e kishës dhe e disa banesave…

Banoret e banesave kanë dalë për ti ardhur në ndihmë zjarrfikëses.

Zjarri mendohet të jetë vënë nga banorë të zonës por ka dalë nga kontrolli duke u përhapur me shpejtësi