Maskat me detyrim, Goxhaj kallëzim në SPAK ndaj Ramës dhe Manastirliut: Genocid!

335
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e djeshme njoftoi se mbajtja e maskave është e detyrueshme në çdo ambient publik dhe të mbyllur. Për këdo që vepron ndryshe, është parashikuar gjobë deri në 2000 lekë të reja.

Lidhur me këtë, avokati Altin Goxhaj ka dorëzuar sot një kallëzim në SPAK ndaj Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Avokati e quan aktin normativ që parashikon mbajtjen e maskave një gjenocid dhe krim kundër shqiptarëve.

Goxhaj shprehet se maskat 1 përdorimshe = 1 $/copa, në një popullsi që ka një varfëri endemike me të ardhura minimale, do të detyrojë popullsinë të mos përdorë 3-4 maska në ditë për çdo person të familjes (sa është e nevojshme përderisa bëhen me detyrim), por të përdorë një maskë në javë dhe kjo do të bëhet burim infeksionesh prej grumbullimit të mikrobeve, sëmurjes së të shëndetshmëve, përkeqësimi të gjendjes shëndetësore të personave të sëmurë dhe të moshuar.