Thesprotia: Policia greke zbulon 800 kg kanabis në kamion-frigorifer të ardhur nga Shqipëria

386
Sigal

Atë që nuk bëri policia shqiptare e bëjnë autoritet e vendit fqinjë, ku zbuluan mbi 800 kg kanabis në një kamion frigorifer. Më kollaj policia shqiptar zbulon në dogan një pako kafe apo një shishe raki se sa një kamion me drogë. Por…

Policia greke në mëngjesin e sotëm ka venë në pranga një çift grek në Thesprotia, pasi në kamionin e tyre tip frigorifer të boshatisur pasi ka kaluar në Stacionin Doganor Mavromati ju gjetën vetëm 800 kg kanabis që vinte nga Shqipëria. Droga ishte fshehur në një ndarje të dyfishte për të mbuluar gjurmët.

Oficerët e policisë së Antidrogës kishin informacione për importimin e një ngarkese të madhe nga vendi Shqipëria, e ndaluan atë në Saiada Filiaon duke hequr llamarinat dhe gjithçka të kamionit, deri sa zbuluan ngarkesën. Kështu, ata zbuluan drogën arrestuan shoferin dhe shoqlruesen e tij.

Një hetim paraprak është duke u zhvilluar për të përcaktuar destinacionin përfundimtar të dërgesës së kanabisit dhe për të identifikuar marrësit përfundimtarë që do ta dërgonin atë në tregun grek.