Tërmeti me qindra viktima në Marok, reagon Presidenti Begaj: Jam zemërthyer, qëndrojmë me popullin e Marokut!

34
Sigal

Një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, ka goditur Marokun pak para mesnate, duke shkaktuar qindra viktima.

Të paktën 632 persona kanë ndërruar jetë, sipas një raporti paraprak nga Ministria e Brendshme e vendit, ndërsa shumë të tjerë janë të plagosur dhe nën rrënoja.

Lidhur me këtë tragjedi, ka reaguar Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili shpreh solidaritetin me popullin maroken.

“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun.

Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkroi Presidenti Begaj në “X”.