Numri i viktimave nga tërmeti vdekjeprurës në Marok, vijon të rritet.
Të paktën 632 persona kanë ndërruar jetë, sipas një raporti paraprak nga Ministria e Brendshme e vendit.
Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter, detyroi njerëzit të dilnin në rrugë në Marrakesh dhe qytete të tjera.
Tërmeti goditi pas orës 23:00, ora lokale, në një thellësi relativisht të ulët prej 71km në jug-perëndim të Marrakeshit. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesa të dëmtuara dhe rrugë me mbeturina.
Pamjet “apokaliptike” nga rrugët e Marrakesh tregojnë përmasat e tragjedisë pas tërmetit.