Tërmetet “shkundin” Korçën/ Mbi 80 lëkundje brenda 48 orëve. Ja si mund të merrni paratë e banesave dhe pajisjeve të dëmtuara

435
Sigal

‘Shkundet’ Korça/ Mbi 80 lëkundje tërmeti brenda 48 orëve

 

Shifra alarmante zbulohen nga Zyra e Lëkundjeve Sizmike. Lëkundjet janë ndjerë në juglindje të vendit, Korçë dhe Greqi. 35 prej këtyre lëkundjeve janë regjistruar  nga stacioni sizmik në juglindje. 11 prej gjithë këtyre lëkundjeve janë ndjerë nga banorët e Qarkut të Korçës. Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes më herët dha edhe bilancin real të dëmeve. Sipas ministrisë,  nga lëkundjet e tërmetit janë evidentuar 184 banesa të dëmtuara, 60% e të cilave rezultojnë të pabanuara. Mësohet ndër të tjera se deri më tani, rreth  230 banorë janë strehuar në çadrat kolektive të ngritura nga EC dhe FA.

 

Frika nga tërmeti

 

Pas pesë goditjeve te mëngjesit të së shtunës ,ku i pari u shënua në orën 04.56 minuta, lëkundjet kanë vijuar edhe me dy goditje të tjera, e fundit gjithashtu shumë e fortë, me magnitudë 5 ballë të cilat kanë alarmuar  Korçën dhe banorët e zonave përreth. Banorët tregojnë se kanë përjetuar panik të madh, pasi goditjet kanë qenë  shumë të forta, aq sa janë lëkundur dhe dëmtuar gjithë orenditë  nëpër banesa,dhe në shumë banesa ka pasur plasje të mureve dhe rrëzim të oxhaqeve të pallateve dhe shtëpive private. Tërmeti në Korçë, në fazën e parë rezultoi me 60 shtëpi të dëmtuara, pa llogaritur ato që janë të dëmtuara në themele. Zyrtarisht ende nuk është bërë i ditur numri i saktë por në total numri i apartamenteve të prekura duke llogaritur edhe banesat dy e tre katëshe te viteve 1950 i kalon 230 familje. Zona më e prekur rezultoi ajo e fshatit, Floq,15 Km në J-L të Korçës. Goditja më e fortë  ka qenë  me magnitudë  5.3 dhe pastaj lëkundjet kanë  ardhur duke e pakësuar forcën goditëse. Shumë prej tyre kanë dalë jashtë  në  pritje të qetësimit të gjendjes, që vijoi prej disa orësh. Dhjetë banesave janë dëmtuar në fshatin Floq dhe Qafëzes dhe dhjetë të tjera në Vidohovë, Kjo ka bërë që autoritetet të dërgojnë çadra për familjet, të cilat kanë mbetur në qiell të hapur. Deri tani  fatmirësisht nuk raportohet për viktima. Ndërsa epiqendra e tërmetit me magnitudë mbi 5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në fshatin Mollas, ku dëmet materiale të shkaktuara nga tërmeti i së shtunës i rënë në zonën e Korçës sa vijnë dhe rriten.

Apeli i banorëve për shtëpitë dhe shëndetin

Banorët në fshatin Floq i kanë bërë apel qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme. Banorët nuk pranojnë të futen në banesa, për shkak  të frikës së  tërmeteve të radhës. Ata i kanë bërë apel gjithashtu strukturave bashkiake që të nisin menjëherë ngritjen e çadrave dhe dërgimin e ushqimeve, pasi disa prej banesave janë jashtë funksionit.“Isha shtrirë dhe në momentin që doja të ngrihesha, pata një aritmi të tmerrshme. Ime shoqe u trondit shumë. Menjëherë mora në telefon vajzën, që jeton në kat të gjashtë dhe ajo ishte shumë e trembur. E dyta më tmerroi fare. Nuk kthehemi në shtëpi sepse mund të përsëritet sërish. Unë dola në tërmetin e tretë”, tha një nga banorët.“Shumë frikë. Isha në punë, na ranë xhamat dhe u larguam. Jemi të tmerruar. Që nga viti 1994-1995 nuk kemi parë një tërmet të tillë”, tha një tjetër.“Frika është e madhe. Ishte shumë e fortë. Ku të rrish? Kush e di se nga do të fluturojmë. Isha vetëm në shtëpi”, tha një e moshuar. Katër persona kanë mbetur të lënduar në fshatin Floq për shkak të tërmeteve të rëna në zonën e Korçës. Të lënduarit kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, për shkak të shembjes së mureve të banesës. Përveç katër të plagosurve nga tërmeti në qendrat shëndetësore janë paraqitur edhe dhjetëra të tjerë që kanë nevoja shëndetësore nga paniku dhe goditjet kardiake.