Refuzoi notën e protestës, Serbia nuk njeh Ambasadorin tonë në Beograd

487
Serbia nuk njeh ambasadorin tonë në Beograd Ilir Boçka, pas refuzimit që kryediplimati shqiptar i bëri notë protestës ndaj vendit tonë në lidhje me incidentin me futbollistët e kombëtares serbe. Kryeministri Aleksandar Vuçiç është shprehur për mediat serbe se për 6 muajt e ardhshëm, ambasadori nuk do të ketë asnjë kontakt jo vetëm me të, por me asnjë zyrtarë tjetër serb.
Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e quajti incident diplomatik goditjen me gurë të autobusit të ekipit serb ndërsa vinin nga Rinasi në drejtim të Tiranës ku do akomodoheshin në hotel. Ambasadori shqiptar në Beograd Ilir Boçka refuzojë ta pranojë notë protestën e Serbisë për këtë incidentet, veprim i cili duket se nuk është mirëpritur nga kryeministri Vuçiç.
“Një sjellë jo diplomatike të cilën nuk mund ta kuptoj”, është shprehur kryeministri serb.
Këtë mëngjes të përditshmet serbe, e konkretisht “Vecernje Novosti” pati titull kryesor të sajin sulmin me gurë ndaj autobusit të kombëtares serbe. “Autobusi i ekipit serb u qëllua me gurë në Tiranë. Serbia i dorëzoi notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd, ai refuzoi të marrë atë”, shkruante kjo gazetë.
Për incidentin ndaj ekipit serb Policia e Tiranës arrestoi një 14-vjeçar.
Sigal