Kuvend, batuta Rama-Berisha: Lere gjyshen time, më e mirë Jozefina

616
Për herë të parë pas një shkëputje dy-vjeçare, Rama ka vendosur të replikojë me Berishën. Replikat mes tyre nuk kanë kursyer dhe gjyshet.
Ja disa prej batutave pa mikrofon: 
Rama: Gjithë kjo opozitë merret me një tragë makine që jua ka dhënë një i kërkuar i drejtësisë. Mirë që nuk vini baste për targën.
Noka: Ne vejmë bast që atë aty (Tahirin) e ke trafikant. Mbaje dhe ta gëzosh.
Brace: Kam tre orë që kërkoj fjalën
Meta: Ju kërkoj ndjesë. Do prisni dhe pak. 
Brace: Ca pak, ai flet një orë mo.
Berisha: Korrupsioni juaj nis që në shëndetësi.
Rama: fol për CEZ-in ti. Hap dollapin e hajdutëve të tu…
Berisha: Mos më ndërpre
Rama: Më fal. Se ti kur fola unë nuk më ndërpreve
Berisha: Jo.
Rama: Ja ky harron dhe ato që bën brenda ditës.
Berisha: Gënje ti se të ka mësuar gjyshja të gënjesh se është mirë. 
Berisha: C ke me gjyshen time ti mor i shkretë. Ti je njeri pa gjyshe. Se po të kishe dëgjuar pak gjyshen do ishe njeri më normal
Berisha: Lëre gjyshen time ti.. Nuk ja di historinë ti asaj..
Rama: Aaa. Unë gjyshen tënde ta lë, ti timen ta ngacmosh? 
Berisha: Të flas dhe për gjyshen kur të duash
Rama: Lëre gjyshen time. Ke Jozefinën. Jozefina është më e mirë se gjyshja ime. Merru me atë.
Sigal