Tentuan tu japin ryshfet efektivëve të Qarkullimit, arrestohen 5 persona

509
Sigal

Gazeta Telegraf/ Policia e Vlorës arreston në flagrancë 3
shtetas, të cilët tentuan të korruptonin punonjësit e policisë së qarkullimit
rrugor për të shmangur gjobat. Në pranga ka rënë shtetasi Ylli Zanaj, 54 vjeç,
banues në fshatin Armen, Vlorë. Arrestimi i tij u bë Vlorë, pasi ky shtetas
duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa VL9033B, pa leje drejtimi
përkatës, ka tentuar t’i japë 2 000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit
rrugor, me qëllim që të mos i vendosej masë administrative.

Shtetasi
 Ëngjëllush Pasho, 22 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua  pasi ky
shtetas duke drejtuar automjetin tip “Fiat Punto” me targa AA657BM, pa
dokumentacionin përkatës,  ka tentuar t’i japë 1 000 lekë punonjësit të
policisë së qarkullimit rrugor, në këmbim të masës administrative. Dhe personi
i tretë është Koron Muhaxhiri, 46 vjeç, banues në Krujë sepse në aksin rrugor
Vrion-Finiq, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Kamionçinë” me targë
AA167MJ, pa rrip sigurimi, ka tentuar t’i japë 500 lekë punonjësit të policisë
së qarkullimit rrugor, me qëllim për të shpëtuar nga gjoba administrative.

Elbasan ,
arrestohet 1 person

Ndërkohë në
Elbasan, një 48-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar t’i japë
para një efektivi të policisë rrugore për të mos marrë masën administrative,
pasi ishte duke udhëtuar me makinë në kundërshtim me rregullat e Kodit Rrugor.

Në pranga ka
rënë Misir Boja, 48 vjeç,  banues në fshatin Mjekës. Ky shtetas u
arrestua  nga efektivat e policisë pasi në aksin rrugor Peqin – Elbasan,
në vendin e quajtur “Kryqëzimi Gjocaj” është ndaluar nga Patrulla e Policisë
Rrugore Elbasan, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin  Kamioçinë, në
shkelje të Kodit Rrugor. Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i jap
një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë
administrative.

Materialet i
kaluan Prokurorisë Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale
“Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Fshehja e të
ardhurave”.

Devoll,
arrestohet 1 person

Në Devoll,
goditet një tjetër rast i “mitdhënies”. Arrestohet në flagrancë një drejtues
mjeti, pasi për të shmangur masën administrative për mosvendosjen e rripit të
sigurimit, i ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore. Në pranga ka rënë
shtetasi  Luan Matraxhiu, 35 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan.

Arrestimi i
tij u bë pasi, dje ky shtetas në qytetin e Bilishtit, duke udhëtuar me
automjetin tip “Volksëagen” me targa AA359JY, për të  shmangur ndëshkimin
me masë administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, i ka ofruar një
shumë prej 2000 lek, punonjësit të qarkullimit rrugor. Materialet i kaluan
Prokurorisë Korçë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë
funksione publike”.