Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen shashka dhe tymuese

386
Sigal

Disa protestues kanë hedhur kapsolla, tymuese dhe shakshka brenda gardhit rrethues të godinës së Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohet edhe seanca plenare në punimet e të cilës merr pjesë vetëm mazhoranca.

Në drejtim të forcave të rendit po hidhen shashka dhe flakadanë ndërkohë që drejtuesit e opozitës po mbajnë fjalën e tyre.

Ndërkohë banorët e Astirit të cilët marrin pjesë në këtë protestë kanë djegur fotografinë e Edi Ramës të modifikuar bashkë me atë të Maduros.