Masakër me pronat në Durrës, prokuroria: Në shënjestër 30 zyrtarë të Hipotekës dhe ALUZINI-t

709
Vetëm pak kohë pas hetimit të bujshëm që çoi në qeli zyrtarët e bashkisë së Lezhës, bashkë me kryetarin, lënë më pas me “arrest shtëpie” nga gjykata, ka zhvillime në një tjetër qytetet bregdetar. Bëhet fjalë për Durrësin.
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për tjetërsimin e pronave në qytetin bregdetar.
Mësohet se në shënjestër janë vënë 30 punonjës të Hipotekës dhe ALUIZNI-t. Prokuroria ka kërkuar që në vijim të hetimeve të nisura të marrë në pyetje punonjësit e këtyre dy institucioneve.
Sipas burimeve nga organi i akuzës, në Durrës është bërë masakër me tjetërsimin e pronave. Mësohet se janë një sërë dosjesh tashmë të sekuestruara, të cilat po i nënshtrohen hetimeve intensive.
Sigal