Derbi i seria A, Inter zbulon fanellën e veçantë ndaj Milanit

407
Sigal

Inter do të veshë një fanellë të veçantë për të festuar 20-vjetorin e bashkëpunimit me Nike për ndeshjen ndaj Milan, muajin e ardhshëm.

“Inter x Nike 20th Anniversary Kit” ka bashkuar 10 fanellat e fundit  dhe do të vishet në Derby della Madonnina më 17 mars.

“Fanella është një hartë e historisë së viteve të fundit të Inter. Jemi krenarë me bashkëpunimin 20-vjeçar me Inter dhe kjo është një mënyrë me bukur për ta treguar”. shprehet Pete Hoppins, dizajneri i Nike për faqen zyrtare të klubit.