Temperaturat do të rriten/ Nxënësit do të rikthehen sot në shkolla

202
Sigal

Sot të gjithë nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin do të kthehen në shkolla!

Pas një pezullimi për tre ditë, nga 24-26 janar, mësimi rifillon ditën e sotme.

Deri më tani nuk ka një datë dhe orë se kur do të zëvendësohen orët e humbura, teksa ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se do të merret një vendim i dytë ku nuk përjashtohet mundësia që të zhvillohet mësim edhe ditëve të shtuna.

Kushi shoi të gjitha dyshimet në një dalje mediatike pas mbledhjes së djeshme të qeverisë, duke thënë se shkollat do t’i rikthehen normalitetit nga sot, duke lënë hapur mundësinë e përsëritjes së një skenari të tillë në vazhdim, në rast të përsëritjes së temperaturave ekstreme.

Shkollat u mbyllën për tre ditë, nga 24-26 janar me argumentin jo vetëm për temperaturat e ulëta dhe mungesën e ngrohjes në shkolla, por për shkak të rrezikut që i kanosen fëmijëve nga shtëpia në shkollë dhe e kundërta.

Njëri nga prindërit e fëmijëve të mitur u lejua që të qëndronte në shtëpi, duke mos pasur asnjë penalitet në punë.

Tashmë temperaturat në vend po pësojnë rritje, duke larguar të ftohtin që pushtoi vendin për tre ditë me radhë.