1.6 ton hashash nga Afrika në Spanjë, arrestohet trafikanti shqiptar

180
Sigal

Një shqiptar dhe pesë spanjollë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për trafikim të sasive të mëdha të drogës.

Sipas mediave spanjolle gjashtë personat janë kapur me ngarkesa prej 1.6 ton hashash.

Policia zbuloi se shqiptari dhe pesë spanjollët importonin drogën nga Afrika e Veriut në ishujt Kanaire.

Droga ishte fshehur në pjesën fundore të një kamioni të modifikuar. Rrjeti i goditur i drogës thuhet se drejtohej nga dy biznesmenë të sektorit të transportit në Alicante të cilët kanë pasur bashkëpunimin e dy trafikantëve me përvojë të drogës.

Duke përfituar nga afërsia gjeografike, ata krijuan një platformë me të cilën do të kryenin dërgesën e drogës nga Maroku në Spanjë, duke bërë një ndalesë në Ishujt Kanarie.

Dyshohet se disa nga dërgesat e drogës kishin si destinacion vende të tjera të Europës.