Qëlloi me plumb në kokë të riun shqiptar në Itali, dorëzohet autori

31
Sigal

Autori që qëlloi me plumb në kokë dhe qafë të riun shqiptar dhe një shtetas italian në Catania të Italisë, është dorëzuar.

27-vjeçari shqiptar ndodhet ende i shtruar në spital pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas autoriteteve italiane, i riu shqiptar është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në qafë. Ndërkohë që 43-vjeçari italian është hedhur nga kati i dytë i një pallati, për t’i shpëtuar të shtënave.

Autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave, sakaq mësohet se autori është vetë dorëzuar në polici.