Sot Kuvend, banorët e ‘5 Majit’ paralajmërojnë protestë para parlamentit

193
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte, në seancë plenare për për të diskutuar dhe miratuar disa projektligje.

Në rendin e ditës janë projektligje si ai për noterët apo për regjistrimin e pronave apo profesionin.

Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit është paralajmëruar një protestë. Bëhet fjalë për banorët e “5 Majit” të cilëve pak ditë më parë u janë prishur banesat.

Protesta pritet të mbahet sot në orën 09.30, pak para nisjes së seancës parlamentare.