Temperatura deri në 27°C, parashikimi i motit

Sipas MeteoAlb mbetemi edhe ditën e sotme në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të diktojnë kthjellime në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë.

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime vranësirash nëpër territor.

NOA

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në ato maksimale duke u luhatur nga 3°C deri në 27°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.