Koronavirusi shkakton 92 viktima dhe 2011 të infektuar në Greqi

275
Sigal

Numri i viktimave dhe të infektuarve në Greqinë fqinje është rritur.

Sikurse raportojnë mediet vendase 56 është numri i rasteve të raportuara ditën e djeshme, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.011.

Zv.ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras tha se 77 pacientë janë duke u trajtuar me intubim, ndërsa 15 janë nxjerrë nga njësia e kujdesit intensiv.

Gjithashtu zv.ministri Tsiodras njoftoi se katër persona kanë humbur jetën ditën e djeshme duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 92.

Mosha mesatare e të vdekurve është 73 vjeç dhe 89% kishin një sëmundje të mëparshme ose ishin të moshuar. Nga viktimat 26 ishin gra dhe pjesa tjetër ishin burra. Deri më tani, në Greqi janë kryer 35.432 teste laboratorike.

Mosha mesatare e intubimit është 67 vjeç, ndërsa 14 prej tyre janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 75% e pacientëve me intubacion vuajnë nga sëmundje të mëparshme.

Nga rastet, 57% janë burra dhe 525 kanë të bëjnë me udhëtime jashtë vendit dhe 776 janë infektuar nga një rast i njohur tashmë.

Lidhur me ata që kanë kontraktuar koronavirus në Greqi, Tsiodras tha se 30.8% janë nga 18-39 vjeç, 45.2% e tyre janë midis 40 dhe 59 vjeç dhe 21.3% janë 65 vjeç dhe më të vjetër.

Nga mosha 17 vjeç e lart, janë regjistruar vetëm 53 raste, një përqindje prej 2.8%.