Të gjithë në shkollë, por mësimi sërish bëhet me turne

198
Sigal

Me vendimin për kthimin në klasa dhe mos zhvillimin e mësimit online, nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, jo të gjithë janë të kënaqur. Nxënësit e konsiderojnë këtë vit shkollor problematik, veçanërisht maturantët të cilët përgatiten për provimet shtetërore. Një tjetër problem është edhe mësimi me turne.

“Deri tani mirë, pak e lodhshme duke qenë se ka qenë dhe pjesa online pak e vështirë, mendoj se teza e provimit duhet të lehtësohet pak, duke qenë se shumë mesime i kemi bërë online dhe s’i kemi marrë informacionet e duhura”,-thotë njëri prej tyre.

Po ashtu një maturant, thekson se “Temat deri diku janë marrë të gjitha, por duke qenë se ishim edhe online shumë muaj dhe nuk ka qenë njësoj si në shkollë”. Prindërit e cilësojnë thelbësore prezencën në klasa për fëmijët, pavarësisht orareve të shkurtuara që sipas tyre, kanë ndikuar negativisht në nxënien e dijeve.

Specialistët pranë Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar sqarojnë se kjo periudhë do të shërbejë si një kompensim për marrjen e njohurive përmbledhëse të këtij viti. “Do bëhet një përmbledhje dhe sistemin njohurish, shumë e rëndësishme kjo periudhë për maturantët, nxënësit e klasave të 9 dhe të 5, që do të kenë provimet e fundit të vitit për matjen e njohurive”.