Kapet me kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

206
Karabinierët në Venecia, të Italisë arrestuan një 24-vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme dhe shqiptari, me vendbanim në Noalen, vëzhgohej prej ditësh nga policia, pasi ai lëvizte në orët e vona duke mos respektuar kështu orën policore.policia-italiane
Sigal

Ditën e djeshme pasi e ndoqën shqiptarin gjatë gjithë ditës ata vendosën që ta arrestonin, por ai tentoi të arratisej.

Ndjekja vazhdoi në rrugët e qytetit, derisa shqiptari, më pas vendosi të ngjitej mbi murin e një kantieri ndërtimit. Në këtë kantier ai e futi vetën në kurth, pasi punëtorët e ndërtimit ndihmuan në bllokimin dhe arrestimin e tij.

Pas kontrollit që iu bë shtëpisë së shqiptarit u gjet dhe sekuestrua 70 gram kokainë, e paketuar dhe gati për shitje.