Makina me shpejtësi ‘skëterrë’ përplas motorin në Durrës, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

67
Sigal

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fllakë- Xhavzotaj Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Z. O., ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin R. L.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi R. L., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.