Tarifat e larta të terminalit, shoferët e autobusëve në Korçë pezullojnë punën

333
Sigal

Dhjetëra shoferë të autobusëve në Korçë protestuan paraditen e sotme pranë terminalit të autobusëve për çmimet e larta të vendosura.

Sipas shoferëve, çmimi i qëndrimit brenda në terminal është i lartë.

Sot ata nuk kanë futur autobusët në terminal në shenjë proteste.

Nga 0-5 minuta është falas, pasi kalon një sekondë nga këto pesë minuta, tarifa bëhet 300 lekë.

Në Bashki nuk kanë marrë asnjë lloj zgjidhje pasi terminali është pronë private ndërkohë që shoferët janë me licencë nga bashkia.

Bashkia është rregullatori por nuk ndërhyn.

“Kërkojmë të gjendet zgjidhja nga Bashkia për taksitë në të zezë dhe për tarifat që duhet të vendosen në bazë të të ardhurave tona.

Sot është dita e parë ku pezullohet puna nga shoferët. Dhe do të hyjnë në grevë nëse nuk gjendet zgjidhja,”

Vetëm për autobusët janë 26 linja rrethqytetëse, me më shumë se 30 autobusë.

Tarifa diskutohej prej pesë ditësh por vetëm sot u aplikua.

Protesta pasoi një takim me kryetarin e Bashkisë Korçë, ku u vendos që do të rishikohen tarifat për mjetet, pasi ka qenë një vendim i marrë vetëm nga subjekti (terminali), duke mos u konsultuar me bashkinë. Ditët në vijim do të vendosen tarifa të tjera.