Trageti nuk ankorohet dot në Portin e Vlorës prej motit të keq, bllokohen me dhjetëra pasagjerë

138
Sigal

Një traget që është nisur nga Brindisi nuk është ankoruar në portin e Vlorës, për shkak të motit të keq.

Trageti është nisur në orët e para të mëngjesit nga Brindisi, ndërsa dallgët e forta nuk e lejojnë të ankorohet.

Mësohet se në traget ndodhen rreth 77 pasagjerë, të cilët kanë mbetur në mes të detit.

Era e fortë por edhe dallgët e shumta të krijuara në det ka bërë që trageti të dalë në radë dhe të mbajë të bllokuar 77 pasagjerë.