Kryemadhi akuzë të fortë: Numëruesit e PD-së na shitën 3 mandate më 25 prill

269
Sigal

E ftuar në emisionin Opinion, Kryemadhi thotë se mandatet e LSI-së janë shitur nga numëruesit dhe anëtarët e KZAZ-së së PD-së.

Sipas saj, LSI disponon procesverbalet e firmosura nga numëruesit ku del fitues mandati i LSI-së, të cilat më pas janë grisur.

Pyetje: A jeni në dijeni për një marrëveshje me fjalë ndërmjet Ilir Metës si President dhe Sali Berishës.

Kryemadhi: Nuk e mendoj kështu. Unë personalisht nuk e mendoja dhe nuk e besoja që nuk do fitonte. Të gjithë bëjmë sondazhe, dhe të gjithë e dimë si bëhen sondazhet. Të paktën mund të them që 3 mandate të LSI-së janë shitur në tavolinë. E kanë shitur numëruesit e PD-së. Suflerët e Bashës thonë që i kanë shitur vetë mandatet. Edhe tregu ekonomik… Ne disponojmë procesverbalet e firmosura nga numëruesit e PD-së dhe anëtarët e KZAZ-së të PD-së, që del fitues mandati i LSI-së dhe me urdhër nga lart, pas një ore procesverbali është grisur. Dhe çuditërisht kamerat në KQZ nuk kanë punuar asnjëherë kur u kërkua për t’i parë.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka treguar si ajo mendon se duhet të jetë Presidenti i ri i Republikës. Në një intervistë për Opinion, ajo u pyet se çfarë mendon për atë që ka deklaruar Rama, se Presidenti nuk duhet të jetë si Ilir Meta. “Normal- u përgjigj – Kryeamdhi, sepse Meta e lë Ramën pa gjumë.

Sipas saj, ka shume figura, burra dhe gra te nderuar qe plotësojnë kushtet për qene president i Shqipërie.

Pyetje: Rama thotë se duam një Presidenti që të mos i ngjajë Ilir Metës?

Kryemadhi: Normal se Ilir Meta e lë pa gjumë. Mund të jesh kryeministër, por mund të jesh edhe një njeriu më i urryer, më i padëshiruar.

Pyetje: Si duhet të jetë Presidenti?

Kryemadhi: Presidenti është gardian i kushtetues dhe votës së lirë. Presidenti sot është një institucion pa kompetenca. Tashmë ai do jetë një noter i disa vendimeve të qeverisë. Në disa këndvështrime, kërkohet që Presidenti duhet të jetë i zgjedhur nga populli.

Ne sot kemi një kryeministër edhe për fajin e opozitës që i dhanë shansin që ta bëjnë një autokrat i mundshëm në aspektin institucional.

Pyetje: A shihni një emër?

Kryemadhi: Ka sa të duash, edhe ju mund të jeni. Unë shikoj shumë figura, ka burra dhe gra shumë të mira. Ka elementë nga shoqëria civile, mund të jenë analistë politike, duke filluar nga emrat më të ndryshëm që mund të plotësojnë kriteret për President.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për herë të para ka treguar se ndërkombëtarët i kanë thënë se Lulzim Basha nuk bëhet kryeministër. Sipas saj, ky mesazh i diplomatëve të huaj i ka ardhur që në nëntor të 2020.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Kryemadhi u shpreh se për këtë e ka vënë në dijeni edhe Lulzim Bashën, ndërsa i ka kërkuar që të sillet korrekt.

Kryemadhi: Ma kanë thënë që ky nuk bëhet kryeministër dhe unë i kam thënë që doni të përçani opozitën që nëntor. Ndërkombëtarët kanë sjellë mesazhin që ky nuk bëhet kryeministër. Dilni me kryeministrin tuaj. Unë i kam thënë që nuk dal sepse do hyjmë si opozitë e bashkuar.

Pyetje: Ju kanë thënë ndërkombëtarët që hyni me kryeministrin tuaj si LSI

Kryemadhi: Po, unë ja kam thënë Bashës që këtë mesazh më kanë thënë. Prandaj sillu korrekt, nuk të kam shitur nuk kam ndërmend të të shes sepse është çështje opozitarizmi. Që në nëntor të 2020.