Sot seancë, qytetarë dhe shoqëria civile protestë jashtë Kuvend

33
Sigal

Ndërsa në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, jashtë ambienteve të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile po protestojnë për të kundërshtuar projektligjin për zonat e mbrojtura.

Me banderolë në duar me mbishkrimin “mos votoni pr/ligjin masakrues për zonat e mbrojtura”, ata bëjnë thirrje që të mos kalojë në votim.

Kujtojmë se nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se edhe në këtë seancë, nuk do të ketë normalitet.