Nëse do të dobësohesh dhe të mos e lësh darkën pa ngrënë, lexo këtë artikull

26
Sigal

Një teori e re qarkullon online për të gjithë ata që duan të dobësohen dhe të mos lënë darkën. Leticia Carrera, nutricioniste, ka folur për Vogue dhe ka zbuluar sekretin që fshihet pas darkës së shëndetshem që nuk të lejon të flesh e fryrë dhe nuk të shëndosh. Strategjia e shëndetshme përfshin marrjen veç të proteinave në vaktin e fundit të ditës.

“Trupi fillon të riparohet gjatë natës ndaj është e domosdoshme të merren proteina sepse ato ndihmojnë në formimin e qelizave të reja. Kur hamë proteina trupi djeg shumë kalori për t’i bërë pjesë të trupit dhe totali i kalorive që ka ushqimi do ulet menjëherë”, shpjegon Carrera.

Nëse do të dobësohesh dhe të mos e lësh darkën pa

PINTEREST

Kjo nuk do të thotë që për të marrë proteina duhet të hash perime. Ato është mirë të konsumohen në momente të tjera të ditës, sidomos kur je duke u përpjekur të humbësh kile.

Proteinat ndihmojnë edhe në formimin e masës muskulare, ndaj kjo është një arsye më tepër për ty që je duke ndjekur edhe regjim stërvitor. Nëse do zbatosh këtë sugjerim mund ta ndjekësh si dietë nga e hëna në të premte dhe në fundjavë të hash pak më lirshëm, pa kufizime.

3 sugjerime për darkën tënde me proteina janë:

Vezë të skuqura me karkaleca dhe fileto pule në furrë.

Midhje të ziera dhe salmon.

Peshk në furrë me hudhër dhe spec djegës.