Sigal

A ekzistojnë alienët apo jo? Kjo është një pyetje që po shoqëron njerëzim prej disa dekadash. Disa kohë më parë në shkretëtirën e Atakamas në Kili u gjet skeleti i një krijesë të huaj, të cilën shkencëtarët e etiketuan si qenie jashtëtokësore, pasi në tokë një skelet i tillë nuk ishte parë kurrë më parë.

Por vetëm pak ditë më parë një krijesë e ngjashme me atë të zbuluar në Kili, është parë nga përdoruesi Paranormal Crucible në YouTube.

Ai pretendon se një alien me pamje si të njeriut mund të shihet duke ‘spiunuar’ prapa një guri në Mars. Në pamjet e nxjerra, shihet një figurë duke qëndruar prapa një guri në Mars për të cilën pretendohet se është gjashtë inç e gjatë.

Për më tepër shihni pamjet në VIDEO: