Xhaferri: McGonigal, Rama sfidon SHBA-të, a do ketë fatin e ish Presidentit të Hondurasit që po gjykohet në Amerikë?

23
Sigal

Me 28 muaj u dënua nga drejtësia amerikae ish agjenti i lartë i FBI Charls McGonigal për dosjen shqiptare, që u faktua një dosje e mirëfillte korrupsioni ku ai mori para nga njerëzit e Edi Ramës për të vrarë opozitën shqiptare, por i pyetur për këtë dosje, Edi Rama tha se do takonte sërish McGonigalin.

Kjo deklaratë është një poshtërim për SPAK që ende nuk ka guxuar t’a thërrasë Edi Ramën për këtë çështje, ndonëse vepra e korrupsionit është kryer në Shqipëri ku për interesa klienteliste, sipërmarrës të ndryshëm me lidhje pro ruse në emër të McgGongal kanë marrë liçensa nafte në kundërshtim me ligjin.

Kjo deklaratë është një sfidë edhe për drejtësinë Amerikane, e cila dënoi atë që do ekzekutonte opozitën shqiptare, por ende nuk ka një indice se çfarë do bëjë me atë që porositi vrasjen dhe pagoi për të.

Koha ka dëshmuar se SHBA-të nuk i falin ata që cënojnë sigurinë kombëtare të këtij shteti.

Së fundmi është rasti i ish-Presidentit të Hondurasit, Juan Orlando Hernandez që dikur konsiderohej aleat i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër drogës, por ai sot po përballet me drejtësinë amerikane nën akuzën e mbështetjes së grupeve kriminale të drogës.

E përbashkëta e Ramës me Hernandez është se nën qeverisjen e tyre i kthyen vendet nga shtete në narkoshtete!

https://www.facebook.com/share/E9vHGXbESY9ZYVgc/?