Sot, Dita Ndërkombëtare e Shkencës për Paqe dhe Zhvillim

1425
Kjo ditë ka nisur të festohet që në vitin 1988 si përgjigje kundrejt kanosjes së rrezikut nga lufta e ftohtë dhe armëve bërthamore. Kjo nismë e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin në lidhje me rëndësinë dhe rolin e shkencës, u ndërmor nga shkencëtarë të cilët bënë të ditur mundësinë e shpërdorimit të shkencës dhe vendosën të promovonin përdorimin e saj në dobi të shoqërisë.
Kjo ditë thekson nevojën për të ndërgjegjësuar shkencëtarët në mbarë botën për rolin e shkencës në rritjen e paqes ndërkombëtare, sigurinë, bashkëpunimin, zhvillimin ekonomik dhe social të njerëzimit, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e mjedisit. Shkenca dhe teknologjia janë të lidhura ngushtë me paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi, respektimin e të drejtave të njeriut dhe aspekte të tjera të civilizimit dhe kulturës. Shkenca është aleatja jonë më e mirë për t’ju përgjigjur ndryshimeve klimaterike, dhe për të nxitur zhvillimin për të cilin kanë nevo jë të gjitha shoqëritë sot. Shkenca është motori i mirëqenies. Ekonomistët pohojnë se 30-50% e rritjes ekonomike të SH.B.A pas luftës së Dytë Botërore ka qenë rezultat i kërkimeve shkencore. Makinat, trenat, smartfonët, energjia elektrike, veshjet, ushqimi: Të gjitha këto janë zhvilluar dhe përmirësuar nëpërmjet kërkimeve shkencore.
Sigal