Skandali në Ministrinë e Transporteve, 19 milionë për tualetet e Haxhinastos

531
Në kohën që ekonomia shqiptare po kalon ditët më të vështira dhe shumë familje shqiptare janë në kushtet e mbijetesës qeveritarët shqiptarë shpërdorojnë fondet pubike në veprimtari krejt të panevojshme. Jo vetëm ministri aktual Edmond Haxhinasto, por edhe paraardhësit e tij, përveç shpërdorimeve që kanë bërë në tendera, në dhënie koncensionesh dhe veprimtari të tjera, nuk kanë harruar që të bëjnë edhe rikonstruksionin e tualeteve të dikasterit duke nxjerrë fonde nga buxheti i shtetit. Duke qenë pjesë e një kabineti që s’ka asnjë lidhje me idealet dhe shtresën socialiste, Ministria e Transporteve merret edhe me tualetet e zyrave, ndërkohë që këto para mund të shkonin në disa familje në nevojë, në një spital apo në veprimtari të tjera më urgjente. Fondi i përcaktuar për këtë tender nuk është pak, por rreth 19 milionë lekë (1 833 333), çka flet për papërgjegjësinë e zyrtarëve të këtij institucioni qeveritar dhe të titullarit të saj Haxhinasto. Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Hellmut Hoffmann, në seancën informuese me Komisioni Parlamentar të Politikës së Jashtme tha ndër të tjera se për shkak të politikave qeverisëse, të korrupsionit të përhapur në shkallë të gjerë, të nivelit të lartë të kriminalitetit, shoqëria shqiptare ka pasur edhe një fluks të konsiderueshëm të azilkërkuesve në Gjermani, por edhe në mjaft vende të tjera perëndimore “Në vitin 2013, tha ambasadori gjerman, 1295 shqiptarë aplikuan për azil në Gjermani, në vitin 2014 numri arriti në 8113 dhe në periudhën janar – shtator 2015 numri arriti në 45125. Kulmi i largimit të shqiptarëve arriti në gusht 2015 me 8306 azil kërkues. Këto janë shifra tronditëse. Shqiptarët ishin grupi i dytë pas sirianëve. Fatkeqësisht nuk kemi të dhëna statistikore për shpërndarjen krahinore nga ku kanë ardhur azil kërkuesit, por ka të dhëna të hollësishme që tregojnë që kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria”.
Emri i ministrit Haxhinasto prej kohësh është fiksuar në kujtësën e shqiptarëve me skandalin e zhdukjes së 85 milionë eurove të garancisë për privatizimin e kompanisë “Alpetrol”, çka dhe është akuzuar zyrtarisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si përgjegjës kryesor për privatizimin e dështuar të kësaj kompanie shtetërore të naftës.
Njoftimi i plotë në Buletinin e Prokurimeve Publike
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.
Buletini Nr.43, datë 02 Nentor 2015 Agjencia e Prokurimit Publik.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Këshilli i Ministrave, 
Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 35/300.
Autoriteti Kontraktor: Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.
Procedura e Prokurimit është: Kërkesë për propozim, Prokurim elektronik.
Objekti: “Rikonstruksion i tualeteve të MTI-së’’, për MTI, për vitin 2015.
Fondi limit pa TVSH: 1 833 333 (një milion e tetëqind e tridhjetë e tre mijë e treqind e tridhjetë e tre) lekë, pa tvsh.
Burimi i financimit: Buxheti i shtetit, investim.
Afati: 7 ditë që nga data e lidhjes së kontratës.
Hapja e ofertave do të bëhet në website-in zyrtar të Agjencisë së Prokurimit Publik www.app.gov.al, datë 09.11.2015, ora 12:00.
Afati i fundit për pranimin e dokumentave: 09.11.2015 ora 12:00.
Xhoana Nano hedh në gjyq Bashkinë e Tiranës për restorantin “Pulëbardha”
Bashkëshortja e ish-liderit i së majtës Xhoana Nano ka kundërshtuar urdhrin e Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave publike. Hapësira të dhëna dikur me qira nga Bashkia e Tiranës për shoqërinë “Joy Travel” dhe restorant “Pulëbardha”. Administratori i ‘Joy Travel’ dhe restorant ‘Pulëbardha’, biznese në pronësi të bashkëshortes së ish kryeministrit Fatos Nano, Xhoana Nano, ka shkuar në gjykatë duke kërkuar anulimin e urdhrit të Bashkisë. Në një shkresë të datës 23 tetor që i është dërguar administratores së shoqërisë “Joy Travel”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse në Bashkinë e Tiranës, e njofton subjektin për zgjidhjen e kontratës se qerasë. Sipas Bashkisë, shoqëria “Joy Travel” nuk e përdor ambientin për qëllimin me të cilin e ka marrë “lokal shërbimi me sistem 24 orësh në shërbim të udhëtarëve”, prandaj po kërkon zgjidhjen e kontratës para afatit të përcaktuar (20 vite). “Me përmbysjen e afatit me shkrim (15 ditë) Bashkia e Tiranës e konsideron kontratën e qerasë të zgjidhur”, thuhet në shkresën e Bashkisë Tiranë, shkresë që mban firmën e drejtoreshës Itena Ndroqi.
Sigal