Shkodër, përplaset nga një automjet, humb jetën 55-vjeçari

468
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të së mërkurës në rrethin e Shkodrës, ku ka gjetur vdekjen një person. Viktima është një shtetas rreth 55 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Sipas policisë vendore, 55-vjeçari po udhëtonte me një motoçikletë pranë fshatit Hot i Ri, kur është përplasur me një makinë. Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesit i motoçikletës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së njoftimit duke shoqëruar drejtuesin e automjetit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Sigal