Skandali Rama-McGonigal/ Ish-prokurori: Janë vënë gjoba. Të isha në vend të Altin Dumanit do hetoja…

103
Sigal

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, flet në lidhje me takimin informal që kreu i SPAK, Altin Dumani, pati me gazetarët këtë javë ku foli për disa nga çështjet më të bujshme të drejtësisë.

Duke u ndalur te skandali Rama-McGonigal, Beci tha në Euronews se po të ishte në vend të Dumanit do të kishte nisur një hetim në lidhje me faktin penal, për të hetuar shkeljet e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, që ai mund të ketë në territorin e Shqipërisë në bashkëpunim me personat që ka takuar këtu. “SPAK kishte shumë hapësira për të kryer një hetim përsa i përket faktit penal. Hetimi për të realizuar procesin e të provuarit të një fakti penal mund të kishte juridiksion dhe të SPAK-ut, pasi ka shtetas shqiptar të dëmtuar. Mund të kryheshin veprime të ligjshme apo të paligjshme të këtij shtetasi në Shqipëri.

Po të isha në vend të Dumanit nuk do isha në studio, do isha te takimi informal dhe do thosha po kam regjistruar procedim për McGonigal, sepse duhen kryer të gjitha veprimet e mundshme.

Për 1 javë duhej nisur letra ndaj FBI-së për të parë nëse ka krime të kryera nga ky person në Shqipëri kundrejt shtetasve shqiptarë, pasi në media po aludohet për gjobvënie? Nuk do hetohej ish-zyrtari i FBI-së, por fakti penal, pasi ka përgjegjës shumë persona shqiptarë, që kanë bashkëpunuar me këtë njeri, që mund të kenë kryer vepra penale, si ajo e gjobvënies.

Dhe mbi të gjitha për t’i dhënë përgjigje opinionit publik mbi kallëzimin e një subjekti politik që ka 15 ditë që ka kaluar afati”,- tha Beci.